4 Prill, 2022

Pete Davidson nuk ka takuar ende fëmijët e Kim Kardashian, ja arsyeja


Pete Davidson ende nuk i ka takuar katër fëmijët e Kim Kardashian me ish-in e saj, Kanye West. Nëse nuk e dini, Kim dhe Kanye ndajnë 8-vjeçarin North West, 6-vjeçar Saint West, vajzën 4-vjeçare Chicago West dhe djalin 2-vjeçar Psalm West.

TMZ po raporton arsyen pse Pete ende nuk i ka takuar fëmijët e Kim Kardashian. Është “për respekt ndaj Kanye”. I njëjti burim nga TMZ tregon se Kim tani ka takuar shumë anëtarë të familjes së Pete dhe madje sapo ka takuar gjyshërit e tij!

Pas përfundimit të xhirimeve, Kim dhe Pete u larguan për të kaluar pak kohë me familjen e tij dhe Kim u takua me gjyshërit e tij. Natyrisht, takimi nuk duhet të jetë edhe aq befasues – të dy janë bashkë prej disa muajsh tashmë – por prezantimi me familjarët është gjithmonë një hap i madh. Nga ana tjetër Pete është bërë më se i njohur me familjen e Kim duke përfshirë nënën dhe motrat e saj. Një nga fotot e para që pamë të çiftit së bashku u shkrep në shtëpinë e Kris. Pete gjithashtu është pranuar nga rrethi më i ngushtë i miqve të Kim, të cilët të gjithë kanë thënë se ai është një djalë i mrekullueshëm dhe një “ardhje” e mirë në jetën e Kim.
Kim dhe Pete nisën romancën e tyre në tetor 2021 pasi ajo mori pjesë në “SNL”. Kim u shpall ligjërisht beqar në fillim të këtij muaji, pasi paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye në shkurt 2021. Reperi nuk e pranoi lidhjen e saj me Pete duke i sulmuar në rrjetet sociale për javë me radhë.

Reperi ka akuzuar Kim se nuk është një prind i mirë pasi e lejon North të qëndrojë në TikTok dhe se nuk i lejon fëmijët ta takojnë, gjë që ajo e ka mohuar. Kanye do të performonte në ceremoninë e çmimeve Grammy, por pjesëmarrja e tij u anulua pas postimeve në Instagram. Kjo erdhi pasi aplikacioni shumë i përdorur e pezulloi Kanye për 24 orë për përdorim të gjuhës së urrejtjes.

E më në fund Kanye pranoi atë që Pete i tha në mesazhet e tyre virale, ‘të marrë ndihmë’.
Së fundmi është raportuar se reperi i ka thënë Kim se ai nuk do të bëjë më komente negative për të në mediat sociale dhe gjithashtu do kërkojë ndihmë nga specialistët. Të dy duket se kanë qenë në marrëdhënie më të mira pasi një javë më parë janë parë duke biseduar teksa morën pjesë në lojën e djalit të tyre Saint në Los Angeles.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al