4 Prill, 2022

Pete Davidson prezanton Kim Kardashian me gjyshërit e tij, zbulohet çfarë ndodhi


Marrëdhënia e Kim Kardashian dhe Pete Davidson vazhdon të bëhet serioze… në fakt, tani komediani po e prezanton të dashurën e tij edhe me pjesëtarë të tjera të familjes!

TMZ raporton se Kim së fundmi iu bashkua atij në një udhëtim në New York, ku Pete ishte duke punuar për një film. Ylli i familjes Kardashian-Jenner shkoi atje për të qëndruar pranë tij dhe shesh-xhirimi ndodhej afër shtëpisë së gjyshërve të Pete në Staten Island.

Pas përfundimit të xhirimeve, Kim dhe Pete u larguan për të kaluar pak kohë me familjen e tij dhe Kim u takua me gjyshërit e tij. Natyrisht, takimi nuk duhet të jetë edhe aq befasues – të dy janë bashkë prej disa muajsh tashmë – por prezantimi me familjarët është gjithmonë një hap i madh.

Nga ana tjetër Pete është bërë më se i njohur me familjen e Kim duke përfshirë nënën dhe motrat e saj. Një nga fotot e para që pamë të çiftit së bashku u shkrep në shtëpinë e Kris. Pete gjithashtu është pranuar nga rrethi më i ngushtë i miqve të Kim, të cilët të gjithë kanë thënë se ai është një djalë i mrekullueshëm dhe një “ardhje” e mirë në jetën e Kim.

Kim dhe Pete nisën romancën e tyre në tetor 2021 pasi ajo mori pjesë në “SNL”. Kim u shpall ligjërisht beqar në fillim të këtij muaji, pasi paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye në shkurt 2021. Reperi nuk e pranoi lidhjen e saj me Pete duke i sulmuar në rrjetet sociale për javë me radhë.

Reperi ka akuzuar Kim se nuk është një prind i mirë pasi e lejon North të qëndrojë në TikTok dhe se nuk i lejon fëmijët ta takojnë, gjë që ajo e ka mohuar. Kanye do të performonte në ceremoninë e çmimeve Grammy, por pjesëmarrja e tij u anulua pas postimeve në Instagram. Kjo erdhi pasi aplikacioni shumë i përdorur e pezulloi Kanye për 24 orë për përdorim të gjuhës së urrejtjes.

E më në fund Kanye pranoi atë që Pete i tha në mesazhet e tyre virale, ‘të marrë ndihmë’.

Së fundmi është raportuar se reperi i ka thënë Kim se ai nuk do të bëjë më komente negative për të në mediat sociale dhe gjithashtu do kërkojë ndihmë nga specialistët. Të dy duket se kanë qenë në marrëdhënie më të mira pasi një javë më parë janë parë duke biseduar teksa morën pjesë në lojën e djalit të tyre Saint në Los Angeles.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al