Bebe Rexha u nominua për dy çmime “Grammy” në vitin 2019, por fatkeqësisht nuk arriti të fitonte.
Në një prej çmimeve ajo ishte e nominuar për kategorinë “performanca më e mirë duo/grup e zhanrit country” për hitin “Meant To Be”, të cilin ajo e interpreton me grupin e famshëm amerikan “Florida Georgia Line”.
Por kur çmimi shkoi për dyshen tjetër të nominuar, Dan + Shay për këngën e tyre “Tequila”, Rexha u zhgënjye shumë, shkruan “The Sun”.
Duke reflektuar mbi situatën, Bebe Rexha tha:
“Më kujtohet që shkova në shtëpi dhe po qaja gjithë natën, isha aq zemërthyer. Mendova: ‘Nëse do të fitoja ndonjëherë një ‘Grammy’, do të isha me “Meant To Be”’. Unë isha aq e ngazëllyer dhe kisha shkruar një fjalim. U ktheva në shtëpi dhe po pija dhe qaja gjithë natën.
Unë u trondita. Jam rritur gjithë jetën time duke dashur të fitoj një ‘Grammy’, kështu që kur nuk fitova një ‘Grammy’ për “Meant To Be”, u lëndova dhe u zhgënjeva. Kur nuk fituam, unë isha si: ‘Çfarë mund të kisha bërë më shumë? ’Unë dua të fitoj një ‘Grammy’ një ditë, por pyes veten se sa të vërteta janë këto gjëra, ose sa duhet dikush të shkollojë dikë?.
Do të provoj dhe shkruaj këngë vërtet të mira dhe akoma dua të më njohin, dua të fitoj çmime. Por jam duke mësuar tani që çmimet nuk janë gjithçka. Ato çmime dhe paratë nuk të ndjekin deri në varrin tënd”,- tha artistja shqiptare.
Nuk ka qenë një rrugë e lehtë për Bebe Rexhën, e cila pranon se ka pasur “patjetër shumë më shumë dështime sesa fitore”.
Më shumë se një dekadë më parë, para se të bëhej e famshme, ajo ishte pjesë e një grupi me Pete Wentz që quajtur “Black Cards”. Pastaj kur ajo më në fund nënshkroi kontratë si një artiste solo në vitin 2013, gjithçka ndryshoi.
Si dhe kompozimi për Selena Gomez, dhe një këngë tjetër që ajo kishte shkruar me emrin “The Monster” iu dorëzua dy emrave të njohur si Eminem dhe Rihanna, të cilët e publikuan atë në vitin 2013 dhe kënga përfundoi e renditur në të gjitha top listat botërore.
Por Bebe Rexha ende duhej të luftonte për vite me radhë që muzika e saj të dëgjohej.
Albumi i saj debutues, ”Expectations”, nuk u lansua deri në vitin 2018. Ishte një sukses, dhe tani albumi i ri i artistes zhytet edhe më thellë në luftën e saj të shëndetit mendor dhe pasiguritë, dhe Rexha mendon se të kënduarit për to, e ka bërë botën e saj më të mirë.
“Unë e pranoj veten time dhe e dua veten time”,- përfundoi ajo.
Sot, ajo ka arritur të publikojë albumin më të ri, të titulluar “Better Mistakes”, me të cilin synon të fitojë një çmim “Grammy”.
Bashkëpunimet në albumin e ri të shqiptares përfshijnë emrat e njohur si: Doja Cat, Travis Barker dhe Ty Dolla $ign. Dhe ajo i ka gishtat e kryqëzuar që albumi i saj i ri përmbush ëndrrën e saj përfundimtare për të fituar një ‘Grammy’.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al