17 Shtator, 2021

“Pijmë çdo ditë kafe, e kam si…”/ Argjira Spanca flet për herë të parë për marrëdhënien me vjehrrën! Moderatorja: Bën sherr me Gracianon për mua


Argjira Spanca ka folur dje publikisht për marrëdhënien që ka me nënën e partnerit të saj, balerinit Graciano Tagani. Çifti sapo janë rikthyer nga pushimet e para verore së bashku, për t’u bërë gati për sezonin e ri televiziv.

argjira spanca (6)

Teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, Argjira tregoi se e ka prezantuar Gracianon tek familja e saj në Prishtinë dhe se tani marrëdhënia e tyre është e zyrtarizuar.

E pritën shumë mirë. Mami e ka njohur Gracianon edhe nga ekrani se si është. Normalisht që në fillim ishte pak dyshuese që ‘Kush na qenka ky?; ‘Ku doli ky?’; ‘Ku e takove?’; ‘Si e takove?’. Mami është e dashuruar pas Gracianos dhe shpesh kur kemi ato sherret e vogla mes nesh, mami mban anën e Gracianos, sepse thotë: ‘Ti je me nerva, ai është çun i mirë, i edukuar, s’ta kthen fjalën’.

argjira spanca (13)

Janë krijuar aleancat. Ndërsa unë e kam aleancën me mamin e Gracianos. Për mua është shumë e rëndësishme familje, njësoj edhe për Gracianon dhe normalisht kur ka harmoni nga të dyja palët, është shumë mirë”,- tha Argjira.

Ndërkohë, e pyetur për raportin që ka me vjehrrën e saj, blogerja tha: “Pijmë çdo ditë kafe me vjehrrën. Ajo e ka punën përballë shtëpisë sime dhe jemi komshije. Çdo mëngjes që ajo vjen te puna, unë i them: ‘Hajde se kam bo kafen turke. Hajde te nusja’. Unë e bëj vetë kafen, kam qejf ta shijoj aty te ballkoni. Jam trandicionale unë.

argjira spanca (12)

Kur shkon për të bërë shopping m’i çon të gjitha me radhë dhe më thotë: ‘Hë, ta marr këtë, ta marr atë?’. Ka filluar të marrë këshillat e mia, stilin tim”.

Argjira zbuloi se nënën e Gracianos e thërret në emër dhe zbuloi edhe arsyen, kur tha: “Ornela e thërras, në emër, sepse e kam si shoqe të ngushtë. Me Ornelën flas çdo gjë. Që nga hallet me shoqet, që nga hallet e punës, që nga hallet me Gracianon, ajo e di çdo detaj, sepse jemi shumë shpesh bashkë.

argjira spanca (11)

E kam shumë xhan, nuk e konsideroj fare vjehrrë. E kam shumë xhan me të vërtet, e dua shumë. Gjithmonë mban anën time, kritikon Gracianon”.

E pyetur se cili ka qenë rasti i fundit që vjehrra i ka dalë në krah, Argjira tregoi momentin kur kishte debatuar me Gracianon, sepse i kishte ushtruar shumë trysni për shkak të punës.

argjira spanca (10)

Ornela i tha: ‘Ore do pushosh ti apo të të nxjerr nga shtëpia? Mos ma ngacmo gocën, se mjaftueshëm është e stresuar’. Edhe filloi: ‘Ti je si shpirt, ti do e bësh më së miri, ti do ja dalësh’”,- rrëfeu Spanca.

argjira spanca (7) argjira spanca (1) argjira spanca (2) argjira spanca (5) argjira spanca (4) argjira spanca (3) argjira spanca (9) argjira spanca (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al