Pilula kontraceptive është padyshim metoda më e përdorur për parandalimin e shtatzënisë së padëshiruar dhe në të njëjtën kohë gëzimi i një jete të kënaqshme seksuale me partnerin.
Megjithatë, kur shkoni në konsultore apo te gjinekologu për caktimin e pilulës kontraceptive, mos harroni se ky kontraceptiv është një lloj droge me të gjitha efektet që reagon në trupin tonë, duke prodhuar një sërë reaksionesh dhe pasojash.
Është e rëndësishme që të dini funksionin e pilulës dhe efektet e mundshme anësore të saj për t’i marrë ato me vetëdije të plotë, duke vlerësuar përshtatshmërinë, për shembull kur është momenti për ta marrë apo për ta lënë atë mënjanë, pikërisht kur jeni duke u përpjekur për të ngelur shtatzënë. Nëpër dyqane gjejmë shumë lloje dhe marka të ndryshme të kontraceptivëve oralë.
Ekziston pilula kontraceptive e lehtë dhe ajo me shumë ngarkesë hormonale, por ekziston edhe e ashtuquajtura pilula e një dite më pas dhe e pesë ditëve më pas, apo kontraceptivi emergjent, i cili ka karakteristika të ndryshme dhe duhet të përdoret vetëm një herë, sepse bëhet fjalë për një “bombë hormonale” të vërtetë. Por le të shohim se si funksionon pilula kontraceptive normale.
Si funksionon
Pilula kontraceptive është një lloj ilaçi që merret nga goja dhe lëshon dy hormone: progesteronin dhe estradolin, molekula të sintetizuara në mënyrë të tillë për të qenë të ngjashme me homologet e tyre të prodhuara në mënyrë natyrale nga trupi njerëzor femëror.
Sipas tipologjisë dhe markave, pilula kontraceptive mund të ndryshojë nga përqendrimet e progesteronit (por jo aq shumë sa ta bëjë më pak efektive mbulesën kontraceptive) dhe jo të estradolit.
Në fakt ekzistojnë edhe pilula vetëm të progestinickut, posaçërisht për periudhat e veçanta, të tilla si ato të laktacionit. Këto dy hormone kanë për qëllim të bllokojnë ovulacionin, duke vepruar në qendrat e hipofizës, që është ghiandola e endokrinës, përgjegjëse pikërisht për funksionin ovarik, por jo vetëm. Gjatë periudhës së marrjes së këtij kontraceptivi, prodhohen modifikime në nivelin e mukusit cervikal (që në praktikë sekreton një mukus “armik” të spermatozoidëve), dhe mukusit uterin, e cila bëhet e papërshtatshme për marrjen e vezës së fekonduar.
Të gjitha këto ndryshime, të cilat pengojnë gratë të ngelen shtatzëna, janë absolutisht të kthyeshme dhe nuk komprometojnë në asnjë mënyrë funksionin ovarian. Pas viteve të përdorimit të pilulës mund të bëheni nëna, madje menjëherë.
Si merren kontraceptivët
Si merren pilulat kontraceptive? Rekomandohet një kokërr në ditë, gjithmonë në të njëjtën kohë, përgjatë një cikli 21-ditor, për të rifilluar përsëri. Ndërsa për t’u asimiluar nga organizmi pilula kërkon rreth 5 orë kohë.
Por duhet të mbani mend gjithmonë se nëse në atë kohë keni të vjella apo diarre, pilula duhet të merret edhe një herë tjetër. Gjithashtu duhet të bëni kujdes nga ilaçet e tjera, sidomos nëse në të njëjtën kohë me pilulën kontraceptive po konsumoni edhe një antibiotik.
Për shembull, kontrolloni recetën nëse mund të komprometojë efektivitetin e saj. Për sa i takon mbrojtjes nga shtatzënia e padëshiruar, përqindja arrin në 99, kështu që bëhet fjalë për një mbrojtje shumë të lartë.
Megjithatë, duke pasur parasysh efektet anësore, mos harroni që ky kontraceptiv nuk është efikas kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, përfshirë edhe virusin Papilloma, nëse nuk jeni të vaksinuar. Përdoreni pilulën qetësisht nëse keni një marrëdhënie të qëndrueshme.
Shumë vajza për fat të keq e evitojnë zgjedhjen e kontraceptivit të tyre, pasi ato mendojnë dhe madje janë të bindura se ai mund t’i shëndoshë. Theksojmë se gjëja më e mirë që duhet të bëni për këtë çështje është që të përballeni me gjinekologun tuaj, duke u informuar për llojet e kontraceptivëve, të mirave dhe të këqijave të çdo produkti të këtillë prezent në treg, si dhe për koston e tyre.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al