Motra e Dukeshës së Kembrixhit, Pippa Middleton ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin James Matthews.
34-vjeçarja, e cila bëri bujë në mediat e huaja pas shfaqjes në dasmën e çiftit Kate Middleton-Princi William ku tërhoqi vëmendjen për hiret e saj, veçanërisht fundshpinën, njoftoi lajmin në rubrikën dedikuar fitnessit në revistën “Waitrose Weekend”.
Përveç lajmit të bukur, ajo ka treguar gjithashtu se i ka kaluar muajt e parë të shtatzënisë pa problemet e zakonshme të një femre, siç i ka përjetuar edhe motra e saj më e madhe gjatë 3 shtatzënive të saj.
“Kam qenë me fat që i kam kaluar 12 javët e para pa vuajtur nga sëmundja e mëngjesit“, thotë ajo. “Kjo është shtatzënia ime e parë, kisha kaq shumë pyetje që ndieja se ishin ende pa përgjigje. Doja të dija gjëra të tilla, a do të sforcohesha nëse do të shërbeja në tenis? A janë të gjitha goditjet e notit të sigurta? A mund të bëj akoma ushtrime normale joga nëse i shmangem pozicioneve të caktuara? A mund bëja akoma palestër?”, shprehet Pippa.
“Kam vënë re ndryshimin e trupit dhe rritjen e peshës, por përmes stërvitjes dhe sportit efektiv mendoj se po forcohet për të mbështetur një shtatzëni të shëndetshme, lindje dhe shërim”, shton ajo.
Middleton u martua me menaxherin e fondeve të investimit, James, në maj të vitit 2017, në një dasmë ku morën pjesë figura të njohura dhe pjesëtarë të familjes mbretërore britanike.
Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al