25 Nëntor, 2017

Pirro Çako lë pas krahëve historinë me Sisin, tani në një lidhje të re dashurie?


Kantautori i njohur Pirro Çako ishte i ftuar në koncertin operistik të Migena Gjatës, motrës së madhe të Elvana Gjatës. Për të ndjekur koncertin në skenën e Universitetit të Arteve në Tiranë, Çako kishte ardhur i pashoqëruar, i veshur në stilin “casual”. Mjaft në formë dhe në stil sportiv, muzikanti 52-vjeçar nxitoi të gjente një vend komod ku të ulej për të ndjekur koncertin e sopranos shqiptare, e cili zhvillon karrierën e saj jashtë vendit. Intrepretimi prej saj i veprave të Schumann, Wolf, Schubert, Webern, e Strauss në këtë mbrëmje koncertore shërbyen si sfond romantik për Pirron.

Ndërkohë që dritat u ulën e Migena nisi performancën, Pirro vetëm me trup ishte aty, pasi me mendje, shpirt e zemër ishte me vajzën e re që shfaqej në ekranin e smartphone-it e tij, ndërkohë që po komunikonte virtualishsht me të.

Fotografi ynë e ka kapur mat Pirron në ato momente (nëse mund t’i quajmë intime), kur ai komunikonte e qeshte me vajzën në fjalë. Nuk dihet se pothuaj 1 vit pas ndarjes ajo është e dashura e re e muzikantit, apo kemi të bëjmë me një flirt spontan e të rastësishëm. Në janar të këtij viti, Pirro i dha fund lidhjes 5 vjeçare me ish-të dashurën me të cilën bashkëjetuan në shtëpinë e tij në Tiranë.

Kjo ishte lidhja e pare e konsoliduar e Pirros, pas daljes nga martesa e gjatë në Paris me sopranon Inva Mula, martesë nga e cila erdhi në jetë djali i tyre Anthony. Sa i takon muzikës, Pirro aktualisht duket paksa i distancuar, ndërkohë që presim këngën e tij e radhës./Revista Story/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al