15 Prill, 2022

“Pjesë e mafias”/ Njihuni me familjen shqiptare të Ardian Bujupit


Këngëtari i njohur shqiptar Ardian Bujupi është shumë aktiv në TikTok ku poston video të ndryshme. Për herë të parë ai na ka prezantuar me një pjesë të familjes së tij.

Por këtë nuk e ka bërë në një mënyrë të zakontë. Përkundrazi ka zgjedhur një nga trendet më pak normal në këtë aplikacion. Bëhet fjalë për një ‘sound’ në të cilin pyetet “A jeni pjesë e mafias”. Ky trend konsiston në filmimin e familjarëve e njerëzve të afërt që duken të dyshimtë në pamje të jashtme.

“Familje shqiptare”- shkruan ai krah videos teksa fokuson disa nga pjesëtarët e familjes. Ndërkohë kanë qenë të shumtë komentuesit që me nota humori kanë rënë dakord me këngëtarin që familjet shqiptare duken sikur janë pjesë e mafias.

 

Sakaq, Ardiani ka treguar se do distancohet nga Instagram për një periudhë kohe. Në një status në këtë platformë ai shkruan se nuk do jetë më pjesë e saj dhe se do jetë në kontakt me ndjekësit vetëm për lajmet më të rëndësishme.

Është e turpshme se si Instagrami ka humbur gjithë fuqinë e tij për mua. Jo fuqi, jo likes, jo komente. Më vjen keq. Nuk kam më respekt. Fatkeqësisht do e distancoj veten nga kjo platformë. Do dëgjohemi vetëm për lajmet më të rëndësishme. Shihemi së shpejti”– ka shkruar këngëtari duke qenë i paqartë për ndjekësit e tij.

Kohët e fundit këngëtari është përfolur për romanca me Sabrine Khan dhe Jasmin Kadirun por i ka mohuar të dyja duke thënë se është beqar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al