20 Shkurt, 2024

“Plakë e stazhonuar”- Rike debaton ashpër me Eglën në “BBV”, aktorja i afrohet konkurrentes me takë në dorë: Ta tregoj unë ty…


Një debat mes Rike Roçit dhe Egla Cenos është zhvilluar së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Konkurrentja i tha Eglës plakë e stazhonuar, duke nënkuptuar që ajo është shumë e moshuar për ti treguar asaj elegancën.

Nga ana tjetër aktorja iu drejtua duke thënë që ajo është zheloze për të sepse përbrenda ëshë plak, duke theksuar se Rike ndonëse është e re ajo i ka kaluar të gjitha fazat e pleqërisë.

Në mbarim të debatit Egla u largua duke dridhur të pasmet, ndërsa vajzat shpërthyen në të qeshura nga veprimi i saj.

 

Pjesë nga debati:

Rike: Plakë e stazhonuar

Egla: Ta tregoj unë ty se ca je. Unë jam plakë e stazhonuar?

Rike: Pakë e stazhonuar e ec tani. Eleganca jote do të më tregosh mua ti për elegancën

Egla: Nuk të ka dhënë kush leksione elegance

Rike: Pakë e stazhonuar je. Na ecën gjithë elegancë por je zero

Egla: Bravo Rike, ku është problemi jot tani, je xheloze për plakën e stazhonuar?

Rike: Mos e bë më të vësh pika shoqeve të mia. Largohu me atë takën, mos të guxosh më zemër

Egla: Kush të guxojë? Kush ta ka zënë emrin në gojë ty? Ti je një plakë brenda, ke kaluar të gjitha fazat e pleqërisë

Rike: Ec o Egla, e ke treguar veten

Arta: Fjalët i ka dëgjuar nga ti

Rike: Ec tani. Mos ma bëj me duar ti mua.

Egla: O plakë e stazhonuar nga brenda

Arta: Kaq qenë një muhabet që ka folur…

Egla: Tani të sqarojnë shoqet e tua o plake e stazhonuar (Egla vazhdon të ecë duke dridhur të pasmet, ndërsa banoret shpërthejnë në të qeshura me veprimin e aktores)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al