2 Shkurt, 2018

Plane për fundjavë?! Mendohuni mirë, moti ju sfidon


Pas ditëve të ngrohta dhe me diell temperaturat janë ulur dhe reshjet e shiut kanë mbizotëruar në të gjithë vendin. Edhe fundjava na rezervon mot me vranësira dhe reshje shiu pothuajse në të gjithë territorin e vendit.

Sipas Meteoalb, e shtuna mbetet me reshje të dendura në pjesën më të madhe të vendit deri në mbrëmje kur reshjet lokalizohen në Juglindje, ndërsa pjesa më e madhe e vendit mbetet me vranësira.shiu

Ndërsa orët e para të së dielës vijojnë me vranësira e reshje të pakta kryesisht në Veri dhe Qendër, por pas mesditës, pritet kthjellim gradual i motit në gjithë vendin.

Ditën e shtunë temperaturat do të rriten lehtë kryesisht gjatë mëngjeseve, por e diela sjell rënie të vlerave termike me 3 – 4°C në të dy ekstremumet ditore

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al