Blogerja Armina Mevlani është prej 9 vitesh tashmë në në lidhje me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishën.
Edhe pse është përfolur disa herë që çifti do shkonin drejt altarit, planet e tyre janë anuluar për shkak të pandemisë së COVID-19. Ajo ka folur së fundmi në lidhje me planet për dasmë dhe për fëmijë.
Armina zbuloi se që në nisje të lidhjes me Shkëlzen Berishën, ai i ka kërkuar që t’i marrin gjërat shtruar sa i përket martesës. Blogerja tregoi se nuk ka pasur eksperincë në lidhje para partnerit aktual ndërsa shtoi se është rritur dhe pjekur me Shkëzen Berishën.
“Mua Shkëlzeni më ka thënë, sepse unë jam lidhur 21 vjeç me atë, që do martohemi pasi të kemi disa vite të mira bashkë. Bashkëjetojmë, do të kemi fëmijë, pasi të kemi disa vite, bashkë të lidhur. Sepse unë isha në një moshë që isha e vogël, nuk kisha pasur ndonjë lidhje dhe më thoshte që “Unë dua që ti të jesh 100% e sigurtë dhe e pjekur dhe me eksperiencë nga kjo lidhje që ti të më thuash po, qoftë për martesë qotë për fëmijë ta kesh arritur këtë sigurinë e vetvetes dhe të lidhjes.
Dhe unë këtë gjë sot e kuptoj, që jam 30, që kanë kaluar shumë vite. Sepse unë nuk jam më Armina që kam qenë dikur ama unë vazhdoj qëndroj për këtë partner, sepse në të mirë e në të keq i kemi kaluar bashkë shumë gjëra që edhe mua më kanë pjekur. Jemi rritur bashkë, unë jam pjekur me atë.”– tha ajo në “Goca dhe Gra.”
Blogerja ka treguar në një tjetër puntatë të emisionit të saj se femrat kanë më shumë shpenzime se meshkujt, por shtoi gjithashtu se kanë detyrë edhe që të përkujdesen për familjen dhe fëmijët.
Armina shprehu se është “tradicionale” dhe sipas saj burri duhet të punojë të sjellë lekët dhe ajo t’ju përkushtohet fëmijëve.
“Unë e kam thënë gjithmonë këtë gjë sepse mendoj se ne femrat kemi më shumë shpenzime, duhet të bëjmë thonjtë, duhet të mirëmbahemi. Dhe detyra e femrës, përveçse të punojë është që të përkujdeset që familja të jetë në rregull, shtëpia, fëmijët, kështu që ka një punë të dyfishtë. Prandaj burrat të punojnë edhe… Unë jam tradicionale në aspektin që mua më pëlqen të punoj, por në momentin që do të kem fëmijë do t’i dedikohem më shumë rritjes së fëmijëve se sa burrit. Burri është ok, të punojë, të sjelli lekët.”– tregoi moderatorja/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al