21 Maj, 2022

Plane për martesë? Liberta Spahiu flet për jetën private dhe raportet me VIP-at: Ka hatërmbetje por…


Liberta Spahiu, si një nga moderatoret më të dashura në Kosovë është vënë shpesh në qendër të mediave rozë, sa i përket jetës së saj private. Mirëpo ajo ka zgjedhur të jetë gjithmonë hermetike në lidhje me këtë temë.

Pak kohë më parë një ndjekës në rrjetin social Instgram e ka pyetur moderaoren se kur do të martohet.

“Kismet nga fundi i vitit, ta mbarojmë edhe këtë verë edhe ca.”– iu pëgjigj ajo duke qeshur.

E njëjta pyetje iu drejtua Liberta Spahiut edhe nga gazetarët, ndërsa ishte e ftuar në një event të zhvilluar në Kosovë. Moderatorja tregoi se nuk është person që i pëlqen të bëjë plane, të paktën në lidhje me jetën e saj personale. Ndër të tjera ajo foli gjithashtu për familjen e saj, me të cilët tha se është shumë e lidhur madje nëse do të martohet,  do “ta marrë burrin te shpia.”

“Unë e di që kanë qejf të më shohin, ndoshta jo të martuar, duke nisur që prej njerëzve të ngushtë, nga familja dhe nga miqtë… E kam thënë se kur do të martohem, por nuk i dihet jetës.

Ka plot raste kur njerëz planifikojnë një dasmë për vite të tëra dhe ndodh që ose ikën nusja ose ikën burri. Kështu që le të ndodhë çfarë të ndodhë, sepse pavarësisht lidhjes që ke një person ndodh që kur bën plane dhe nuk të funksionojnë.

Familja nuk më ngacmojnë sepse jam edhe fëmija i fundit dhe rri me ata. Ata madje kanë dëshirë që të rri me ta, madje iu kam premtuar që nëse do ta marr burrin do ta marr te shpia.”- rrëfeu ajo, e pyetur nga gazetari i “ATV.”

Duke pasur 13 vite eksperiencë në media me emisionet e saj për showbizin, ajo u pyet gjithashtu për raportet që ka personazhet e famshëm.

“Në përgjithësi kam raporte shumë të mira, me shumicën prej tyre dal për të pirë, jo vetëm kur kam emision ose kur më duhen për story. Normalisht me raste në varësi të situatave ose materialeve që ne realizojmë ka hatëmbetje por e gjithë kjo është diçka që sillet dhe rregullohemi prapë.”– tregoi Liberta.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al