24 Tetor, 2017

Planifikoni surpriza në mes të rrugës në Tiranë? Erion Veliaj ka një lajmërim për të gjithë ju


Kryebashkiaku i Tiranës Erion, Veliaj, ka një këshillë për të gjithë ata që bëjnë urime publike, nëpërmjet zbukurimeve.

DM0QpBJWAAAe3mF

Në një postim në Facebook, ai u sugjeron të gjithë atyre që bëjnë surpriza publike me urimet, që t’i heqin sërish zbukurimet pas surprizës për njeriun e tyre të zemrës.

“Edhe 100 ylli im! Por që të jesh YLL prej vërteti, hiqi pas feste zbukurimet, se e imagjinon vetë si do bëhej Tirana me 1 milionë ditëlindje”, thuhet në postimin e kryebashkiakut Veliaj në Facebook.

Kohët e fundit është kthyer në një trend që në rrugët e kryeqytetit apo në hyrjet e pallateve të shohësh zbukurime të tilla ku qytetarët, veçanërisht të rinjtë, i urojnë ditëlindjen apo festa të ndryshme njerëzve të dashur. Por për fat të keq, pas feste “harrojnë” që t’i largojnë. Çdo ditë ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës ndërhyjnë për të pastruar ambientet si pasojë e neglizhencës së qytetarëve.

DM0QpBIXcAAjUALDM0QpBaX0AA4rnLDM0QpA7W4AAOAsD

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al