8 Nëntor, 2017

Planifikuan martesën në nëntor, Fotini dhe Danjeli tregojnë arsyen reale të anulimit të dasmës


Ditën e djeshme u konfirmua nga Fotini  dhe Danjeli nuk do të martohen ashtu siç kishin planifikuar brenda për një ceremoni që do të zhvillohej brenda këtij muaji.

Pas qarkullit në rrjete sociale, çifti ka treguar ditën e sotme arsyen reale se përse bënë këtë zgjedhje.

Në një postim në Instagarm ata shkruajnë:

“Nisur nga postimet në rrjetet sociale duam t’ju bëjmë me dije…Për kënaqësinë tonë, për kënaqësinë e familjarëve tanë që nuk mundën të ishin pjesë si dhe me kënaqësinë e pjesëmarrjes suaj, ne vendosëm të organizonim dasmën tonë të madhe në muajin nëntor.

Pavarësisht impenjimit tonë gjatë këtyre tre muajve për planifikimin dhe organizimin e një eventi sic e kemi ëndërruar, ndjejmë detyrimin t’ju njoftojmë sot se e kemi të pamundur.
Sikundër që ne akoma nuk e kemi përfituar vlerën e çmimit të madh të “Big Brother” dhe shpenzimet për këtë organizim të tillë i tejkalojnë mundësitë tona aktuale, me shumë keqardhje, dasmën nuk mund ta zhvillojmë në datën që kishim përcaktuar.Megjithatë kjo nuk na pengon të ëndërrojmë sërish.

Ne jemi këtu, dashuria është mes nesh, e kjo mjafton për të rritur familjen tonë të re. Mbase lajme të mira, do të vijnë me ardhjen e luleve të pranverës… Ju duam shumë miq.”

Nisur nga postimet ne rrjetet socjale duam tju bejm me dije..Per kenaqesine tone, per kenaqesine e familjareve tane qe nuk munden te ishin pjese si dhe me kenaqesine e pjesemarrjes tuaj, ne vendosem te organizonim dasmen tone te madhe ne muajin nentor. Pavaresisht impenjimit tone gjate ketyre tre muajve per planifikimin dhe organizimin e nje eventi sic e kemi enderruar, ndjejme detyrimin t’ju njoftojme sot se e kemi te pamundur. Sikunder qe ne akoma nuk kemi perfituar vleren e cmimit te madh te Big Brother dhe shpenzimet per nje organizim te tille I tejkalojne mundesite tona aktuale, me shume keqardhje, dasmen nuk mund ta zhvillojme ne daten qe kishim percaktuar. Megjithate kjo nuk na pengon ta enderrojme serisht. Ne jemi ketu, dashuria eshte mes nesh, e kjo mjafton per te rritur familjen tone te re. Mbase lajme te mira do te vijne me ardhjen e luleve te pranveres…. Ju duam shume miq!

A post shared by Danjel Fotini Dedndreaj (@la_fo_da) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al