Moderatorja e njohur Ilda Bejleri ka pohuar për herë të parë lajmet se është shtatzënë.
“Panorama Plus” mësoi muaj më parë se ajo është në pritje të ëmbël, por vetë Ilda ka vendosur ta mbajë private këtë periudhë. Para disa ditësh ajo postoi një foto nga pushimet e saj, ku ishte përpjekur mos të nxirte në pah barkun e rrumbullakosur ndonëse tashmë është bërë e pamundur.
Urimet dhe komentet pozitive vërshuan menjëherë teksa Ilda nuk kishte konfirmuar ende pritjen e ëmbël. Së fundmi u raportua se lajmi i shtatzënisë së saj ishte ndër 5 më të klikuarit e muajit në vendin tonë.
Prezantuesja ka ripostuar në profilin e saj lajmin e shpërndarë nga një “Fan page” ku shkruhet: “5 më të klikuarat e muajit maj. Plasën, plasën”.
Ajo ende nuk ka zbuluar detaje të tjera, por “Panorama Plus” bën me dije se është në 3 mujorin e dytë të shtatzënisë dhe do bëhet me një vajzë.
Ndërkohë, përveç shtatzënisë, Ilda nuk ka zbuluar ende asnjë detaj për partnerin e saj, duke zgjedhur ta shijojë në privatësi lidhjen që e mban sekrete prej kohësh. Megjithatë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Ilda prej vitesh po shijon një romancë me një biznesmen, i cili nuk ka lidhje me botën e medias. Kjo është edhe arsyeja përse ajo ka zgjedhur ta ruajë nga sytë e publikut.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al