3 Tetor, 2017

Plot 10 milionë dollarë, ish çifti presidencial blen shtëpi të re!


 

Ish çifti presidencial i SHBA-së Michelle dhe Barack Obama janë fotografuar ndërsa kanë qenë duke vëzhguar një apartament në Manhattan në lagjen Upper East Side.

 

Mendohet se çifti ka zgjedhur një apartament me vlerë 10 milionë dollarë. Pesë dhoma gjumi, katër tualete, një librari me oxhak dhe një pamje nga East River, një pamje me të vërtetë piktoreske. Megjithatë për mediat amerikane Obamat nuk e kanë komentuar apo nuk u janë përgjigjur ende pyetjeve nëse do të jetojnë në Nju Jork.

Qëkur u largua prej postit të presidentit, Obama ka fituar rreth 400.000$ për fjalimet e tij, ndërsa Michelle 200.000$ për shfaqjet e saj në publik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al