24 Mars, 2021

Plot 14 vite bashkë! Ja si Miriam Cani e uroi Alban Skënderajn në këtë përvjetor të lidhjes së tyre


Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë festuar dje plot 14 vite bashkë.

miriam cani alban skenderaj (2)

Këngëtarja e ndau me ndjekësit këtë lajm të gëzueshëm nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

miriam cani alban skenderaj (4)

Ajo publikoi një pjesë të këngës “Let me die with you”, të cilën e ka kënduar bashkë me bashkëshortin e saj, Albanin shumë vite më parë.

14 vite me ty. Të dua më shumë se ç’mund ta përshkruajnë fjalët Alban Skënderaj!”, shkroi Miriami në video.

miriam cani soni malaj tuna sejdi (6)

Pak kohë më parë, e ftuar në një intervistë, artistja tha se sekreti i jetëgjatësisë së marrëdhënies së saj me Albanin qëndron në faktin se kanë ngulur themele të forta dhe se kanë kaluar sfida të mëdha bashkë.

miriam cani (7)

Për më tepër, ardhja në jetë e dy fëmijëve, vajzës Amelia dhe djalit, Duam, e ka ridimensionuar raportin e çiftit.

miriam cani (1)

Në mes të angazhimeve profesionale që ka, Miriam tha se përpiqet të jetë një nënë sa më shumë prezente dhe një grua me disa dimensione, pasi mendon se duhet gjetur gjithmonë një balancë midis familjes dhe punës, fëmijëve, bashkëshortit dhe karrierës.

miriam cani alban skenderaj (5)

Përsa i përket muzikës, çifti ka në plan që të vijë me një tjetër bashkëpunim, por nuk ka ende detaje se kur dhe çfarë kënge do jetë.

miriam cani (2) miriam cani (5) miriam cani (5) miriam cani alban skenderaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al