26 Janar, 2024

“Po bëhet një lojë e pistë”- Juli këshillon banorin e “Big Brother VIP”: Shtro rrugën se nuk ia del dot


Julian Deda mëngjesin e sotëm teksa po bisedonte me Evinin e ka këshilluar atë që të përfshihet më shumë në situatat e krijuara në “Big Brother VIP”.

Aktori u shpreh se e ka vënë re që loja po bëhet shumë e pistë, por kjo gjë është brenda rregullave, ndërsa banori tha që këtë gjë e ka vënë re edhe ai pavarësisht se nuk është shumë i përfshirë.

 

Pjesë nga biseda:

Juli: Shtro rrugë dhe po nuk shtrove rrugë futu në grup pastaj se nuk ia del dot. Po bëhet një lojë shumë e pisët dhe unë e kam vënë re këtë, por edhe loja e pisët brenda rregullave është.

Ervini: Edhe unë e shikoj këtë gjë pavarësisht se nuk bëhem shumë pjesë e bisedave dhe këtyre gjërave, i kuptoj gjërat.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al