20 Janar, 2024

“Po e bëre dhe njëherë, unë…”- Banori i ‘Big Brother Vip’ e prek nga këmbët, Meri e ‘kërcënon’: Do të të denoncoj për ngacmim s*ksual!


Meri Shehu, teksa kanë qenë duke qëndruar në oborrin e shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ ka kërcënuar me shaka Fation Kuqarin se do ta denoncojë për ngacmim seksual, pasi ky i fundit po e prekte nga këmbët.

“Nëse e bën dhe njëherë do të të denoncoj për ngacmim seksual’, i ka thënë Meri ndërsa kanë shpërthyer të qeshurat.

Pjesë nga biseda:

Meri: Po e bëre dhe njëherë do të të denoncoj për ngacmim seksual

Fationi: Ë?

Meri: Do të denoncoj për ngacmim seksual (qesh)

Fationi: Shife ca shale ka, shife!

Meri: Jo shale, këmbe, se del shumë shëmtuar kur thua shale

Fationi: Po mua kështu më vjen natyrshëm

Meri: Këmbe, se më duket mua sikur kam nxjerrë atë te mamadhia. Ka nxjerrë këmbën mamadhia

Fationi: Sa e madhe është o vëlla. Mamadhia thotë. Je e paparë!

Meri: Mamadhia pra

Më pas ata kanë zhvilluar dhe një bisedë për lojën, ku Fationi e këshillon Merin mos t’u japë vëmendje banorëve pasi ata po e shfrytëzojnë për famë.

Pjesë nga biseda:

Fationi: Këtu njerëzit e kanë kuptuar se t’i jashtë mund të shesësh shumë dhe të godasin

Meri: Më godasin që të…

Fationi: Që t’i marrin portalet

Meri: Që të bëhen dhe ata protagonist

Fationi: Pikërisht, por ti mos ua jep këtë mundësi

Meri: Jo, këtë mundësi nuk po jua jap më

Fationi: Vetëm sa u bën nder

Meri: Atyre u bëj nder, kjo është

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al