Aktorët përballen me situata të çuditshme dhe sikletshme në skenë. Një ndër ta është edhe aktori i humorit Visjan Ukcenaj.
I ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora, rrëfeu momentin më të sikletshëm në skenë kur i shpëtoi çiçi.
Ai tregoi se incidenti i ndodhi në puntatën e natës së ndërrimit të viteve në Klanifornia, ndërsa ishte në rolin e pelës së Isa Boletinit në skeçin “Varka”.
Visjani u shpreh se për të qeshurave kameramanit i shpëtoi çiçi dhe u largua duke e mbajtur me dorë.
Ndërsa më pas i shpëtoi çiçi edhe atij vetë.
“Nuk e kam thënë asnjëherë. Do them episodin e fundit, kur ishte Getoari i ftuar për Vitin e Ri. Bëmë një skeç ‘Varka”, që ishte Nëntori i Dytë. Getoari ishte Ismail Qemali nga Kosova, Isa Boletini nga Vlora. Pra u bë e kundërta. Unë bëja pelën e Isa Boletinit. Është një ndër numrat që është qeshur më shumë edhe nga ne, edhe nga publiku. Kameramani e la kamerën edhe i shpëtoj çiçi dhe po e mbante me dorë.
Dhe unë duke parë atë, kam ndjerë një miligram çiç dhe vetë. Le të themi na shpëtoi çiçi nga të qeshurat. Të betohem dhe thashë shiko i shpëtoi çiçi kameramanit dhe në fakt nga të qeshurat kam ndier që më shpëtoi dhe vetë. Nuk e mata sa miligramë e bëmë ndoshta mjafton sa për të bërë analizat e urinës. Kameramani e la kamerën fare dhe iku duke e mbajtur me dorë. Është edhe skena ku kam thënë o Julo bëri çiçin kameramani,”- tha aktori.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al