U përfol disa ditë më parë se futbollisti i Real Madrid, Vinicius Jr po ‘gjuante’ Taynën. Shkak për këtë u bë një video e futbollistit në të cilën ajo shihej duke dëgjuar këngën e saj.
Më pas Vinicius filloi ta ndjekë reperen shqiptare në ‘Insagram’ duke qenë aktiv me komente në fotot e saj.
Në një bisedë në ‘Instastory’ futbollisti i kërkoi Taynës një shoë në Brazil.
“Organizoje atëherë!”, Iu përgjigj ajo.
Pas aludimeve për një flirtim të mundshëm, Vinicius ka sqaruar marrëdhënien që ka me Taynën.
Në një koment ai e quan “Shoqja ime” dhe kjo i shuajti pak dyshimet që mes tyre të kishte diçka më tepër. Pra Tayna dhe futbollisti i Real Madrid kanë vetëm raport miqësor!
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al