Trupi i një gruaje shtatzënë ndryshon shumë dhe pas lindjes duhet pak kohë që ai të rikuperohet.
Mirëpo, në rrjete sociale shohim shpesh se nëna të reja kthehen në super formë në shumë pak kohë pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre.
Sara Hoxha së fundmi ka treguar se jo çdo gjë që shohim në Instagram duhet ta besojmë, sepse realiteti nuk është ashtu.
Ajo solli në jetë Poem Blu para katër muajve, por trupi i saj ende nuk ka arritur të jetë në formën më të mirë të mundshme.
Hoxha ka publikuar një video me anë të së cilës tregon se barku i saj në fakt nuk është i sheshtë siç duket në fotot e publikuara në rrjete sociale.
“Po ju tregoj realitetin që të mos besoni çdo gjë që shikoni në Instagram”,- dëgjohet duke thënë Sara, teksa tregon barkun e saj duke qeshur.
Sekreti në këtë rast, sipas Sarës, është mbajtja e barkut brenda për pak kohë sa të realizohet fotoja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al