23 Janar, 2024

“Po luan donzhuanin”- Ish-banorja e “Big Brother VIP” komenton lojën e Meritonit dhe Ilnisës: Po bëjnë bujë, nuk i shoh si çift…


Antonela Berisha së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, ku ndër të tjera ka komentuar lojën e Meriton Mjekiqit në “Big Brother VIP”.

Kohët e fundit gazetari është parë shumë i afërt me vajzat e shtëpisë sidomos Ilnisën, ndërsa Antonela tha afermiteti i tyre po bën bujë por nuk i shikon si çift për shkak të diferencës së madhe që kanë në moshë.

Bukuroshja u shpreh se e njeh Mjekiqin nga afër dhe sipas saj ai është shumë feminist, që ai po luan donzhuanin brenda këtij spektakli.

 

Pjesë nga intervista

Antonela: Po luan donzhuanin Manush. Nuk e mbaj mend çfarë e kam pyetur, por e kam vënë re që edhe para dy vitesh ishte shumë feminist dhe i pëlqenin shumë femrat. Nuk bënte diferencime fare.

Edi Manushi: A dolët për darkë ju pas intervistës?

Antonela: Jo nuk dolëm, nuk dal me të ftuarit (qesh). Dal vetëm me ty dhe Alesian.

Edi Manushi: Me kë e sheh që mund të bashkohet aty brenda “Big Brother-it”, meqë m’u kujtua kjo intervista.

Antonela: Me thënë të drejtën Ilnisa, gazetarja po bën shumë bujë me të. Sigurisht nuk i shoh si çift sepse kanë diferencë moshe, unë nuk jam me këto, jam shumë tradicionale.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al