30 Mars, 2021

“Po mendojmë të bëjmë një ‘beb’ tonin”- Dojna Mema dhe Vlashent Sata nisin bashkëjetesën, këngëtari zbulon planet e së ardhmes


Vlashent Sata dhe Dojna Mema kanë nisur të bashkëjetojnë pas më shumë se tre vitesh që janë bashkë.

dojna mema vlashent sata

Këtë e pranoi edhe vetë këngëtari ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në “Wake Up”.

Mema kishte treguar me anë të postimeve në Instastory se po rregullonte shtëpinë e në ndihmë i kishte ardhur edhe motra.

dojna mema (5)

Po jetojmë bashkë. Bashkëjetesa është një eksperiencë shumë e lezetshme. Ka momente të tmerrshme, ka dhe shumë momente fantastike. Me thënë të drejtën, është bukur të jesh me një njeri kaq të bukur si Dojna, se nuk është thjesht e bukur kështu fizikisht, por edhe mendërisht.

dojna mema (2)

Ka një zemër shumë të madhe, që nuk e tregon. Përkundrazi të gjithë gallatave të tjera që nuk ia mban barku, këtë nuk e tregon shumë shpesh. Unë jam me fat që jam me të”,- u shpreh Vlashenti për partneren e tij.

dojna mema vlashent sata (3)

I pyetur nëse mendojnë të marrin ndonjë hap serioz për marrëdhënien e tyre, 38-vjeçari tha:

dojna mema (4)

Po mendojmë të bëjmë një ‘beb’ tonin, por nuk është ai bebi që menduat ju. Po mendojmë të bëjmë një ‘beb’ që është më tepër në jetën e biznesit”,- tregoi  Vlashenti, duke nënkuptuar se së shpejti do të sjellin një projekt bashkë.

dojna mema (1)

Një ditë më parë, Dojna ndau në Instastory një pjesë nga kënga e fundit e partnerit të saj, teksti i së cilës përfshin çdo gjë që moderatorja do të kishte dashur t’i thoshte babait të ndjerë që u nda nga jeta në muajin dhjetor të vitit 2019.

dojna mema (11)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al