Fjoralba Ponari duket se në të ardhmen mund të shpërngulet përtej Adriatikut. Moderatorja e njohur ka zbuluar në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram se në të ardhmen e afërt e sheh veten duke jetuar në Itali, konkretisht në Firence.
“Qyteti i preferuar që ke vizituar dhe pse”– ishte pyetja e një ndjekëseje të cilës Fjoralba i është përgjigjur duke thënë: “I preferuari i të gjitha kohërave është Firence ku edhe e shoh veten duke jetuar në të ardhmen jo fort të largët”.
Gjithashtu, moderatorja ka konfirmuar se përvec ‘Portokalli’, me gjasë nuk do të angazhohet në asnjë projekt tjetër televiziv. Kjo sepse do të zhvillojë një tjetër iniciativë pas kamerave, me miqtë e saj, gjë që do shumë përkushtim dhe energji. Gjithsesi ajo zotohet se këtë gjë do ta ndajë me publikun gjatë rrugëtimit, ndërsa në televizion do t’i dedikohet vetëm programit të humorit.
“Jo, gjasat janë shumë të mëdha që këtë sezon do jem e angazhuar vetëm me ‘Portokallinë në televizion, sepse përtej kamerave kemi marrë një iniciativë bashkë me miqtë e mi që është në funksion të njerëzve që kërkon shumë energji, shumë përkushtim, do ta ndajmë gjithë rrugëtimin me ju”.- ka thënë Fjoralba.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al