15 Prill, 2022

“Po mundohesh të më ulësh”- Dy konkurrentët e Për’Puthen debatojnë ashpër në takim: Kam treguar respekt për ty, nëse jam e tepërt…


Konkurrentja e re e Për’Puthen, Filloreta Pira është deklaruar për Mevlan Shabën që në hyrjen e saj në program. Por, duket se gjërat nuk po shkojnë shumë mirë mes dyshes, duke pasur parasysh dhe takimin e fundit mes tyre.

 

Gjatë puntatës së sotme të programit, u transmetua takimi i Mevlanit dhe Filloretës, të cilët patën një debat gjatë takimit.

Shkak duket se është bërë deklarat e Filloretës, e përsëritur disa herë nëpër emisionet ditore, që ka ardhur në program vetëm për Mevlanin.

Gjatë takimit, ky i fundit i përmendi Filloretës këtë gjë, të cilën ajo nuk e mori mirë. Ajo i tha Mevlanit se po mundohet ta ulë, ndërsa ai nuk hezitoi ti përgjigje duke i thënë se “nuk do t’i bëjë lajka.”

Debati:

Filloreta: Tani ti mendon që po dal uën me dikë tjetër?

Mevlani: Jo që po del me dikë tjetër, por mos thuaj që kam ardhur këtu veç për ty.

Filloreta: Nuk dua të dal me tjetër kënd! Kush mund të më përshtatej sipas teje?

Mevlani: Nuk e di unë, nuk i di gustot e tua.

Filloreta: Po more djalë. Ti po mundohesh të më ulësh poshtë!

Mevlani: Pse po mundohem?

Filloreta: Sepse kam treguar shumë respekt për ty për atë.

Mevlani: E çfarë lidhje ka? Ma shpjego pra ti!

Filloreta: Unë e tregova 100 herë nuk e di çafrë të them më tepër. Avash tani se edhe unë e kam një fytyrë nuk mund të më ulësh poshtë.

Mevlani: Vetëm te fytyra e ke mendjen ti.

Filloreta: E kam, sepse unë nuk jetoj për “like” dhe për kështu gjërash.

Mevlani: Duhet me fol vetëm mirë e bukur ti për veten tënde kështu i bie?

Filloreta: Po çfarë fole diçka të bukur ti për mua deri tani, ma thuaj çfarë?

Mevlani: Pse deshe me fol bukur, bëjmë muhabet normal. Do të bëj lajka “sa bukur, sa yll” kështu budalliqesh.

Filloreta: Nuk ke nevojë të bësh lajka, thuaj vetëm atë që mendon. Nëse jam unë e tepërt atëherë iki.

Mevlani: Sa herë ka emision “nuk kam ardhur për djemtë e tjerë, kam ardhur vetëm për ty.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al