28 Shkurt, 2024

“Po na zbuluan do degjenerohemi”/ Lediona dhe Erjola thurin planin për u “tallur” me Ilnisën dhe Meritonin: Do hanë fjalët e veta për një m*t loje, do ma paguajnë…


Erjola Doçi dhe Lediona Xheladinaj kanë thurur një plan në “Big Brother VIP” për Ilnisa Agollin dhe Meriton Mjekiqin.

Moderatorja i tha gazetares se do të bashkohet me konkurrenten vetëm që të tallet keq me të dhe të tregojë se ajo për një lojë i “han” fjalët e saj, ndërsa Lediona pranoi që të bëhet pjesë e këtij plani.

 

Plani:

Erjola: E kam pasur si ide por ma kanë vënë në pjatë të argjendtë. Do ta bëj ta paguajnë atë që më kanë bërë sot. Hajde t’iu bëjmë një lojë. Unë kthehem me Ilnisën dhe tallem keq me të fare. Kur të vinë e shtuna kur ta kuptojnë të thonë…

Lediona: Gjatë gjithë kohës do të thonë të tradhtoj shoqja sepse mua të më thonë ti ua ke futur të gjithëve

Erjola: Të hanë fjalët e veta që për një m*t loje duan të më marrin të luaj me to.

Ega ngaqë është e afërt me të ti them ndonjë fjalë që ke pasur të drejtë për këto zaret që t’ia thotë Ilnisës. Nesër te kafja do i them që unë s’jam pozicionuar dhe që unë s’jam me asnjeri, por që me ty nuk kthehem më se nuk besoj më pasi në shoqëri i ke kaluar caqet.

Lediona: Ok

Erjola: Vetëm me asnjë njeri se po na ra skenari u degjeneruam fare

Lediona: Jo jo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al