30 Nëntor, 2017

Po shtoni peshë, keni pagjumësi dhe ankth? Ja çfarë po ndodh me hormonet tuaja


Ndryshimet hormonale prekin të gjithë që nga lindja deri në vdekje. Për gratë, ndryshimet më të theksuara vijnë gjatë moshës 40 -50 vjeçare, por ato janë të dukshme që në moshën 30-vjeçare.

Shumë gra kanë simptoma hormonale të mëhershme , të cilat kanë shumë të bëjnë jo vetëm stilin e jetës dhe dietën, por edhe ndotjen, toksinat dhe xenoestrogjenet (kimikatet sintetike që veprojnë si estrogjen në trupin tonë) që ne jemi të ekspozuar çdo dite . Ja disa nga simptomat më të zakonshme të çrregullimeve hormonale:

  1. Shtim peshe: Një dietë e mirë ushqimore dhe aktiviteti fizik ndihmojnë në mbajtjen e një peshe normale dhe konstante. Mirëpo kur vuani nga çrregullimet hormonale mbajtja e një peshe konstante është e vështirë, pavarësisht ushqimit apo stërvitjes.
  1. Rritja e yndyrave në zonën e barkut dhe humbja e masës së muskujve: Kur sistemi juaj endokrin është nën stres, ka një nënprodukt të hormoneve të caktuara dhe një mbiprodhim të të tjerëve. Kjo e bën trupin tuaj të ruajë yndyrë për përdorim në të ardhmen, duke rritur yndyrën në bark.
  2. Libido e ulët: Një nga simptomat më të dukshme të mosbalancimit hormonal është dëshira e ulët seksuale.
  1. Lodhja: Kjo është një shenjë e zakonshme që ju bën të ndiheni të pafuqishëm edhe kur nuk keni arsye apo jeni duke ndenjur shtrirë.
  1. Ankthi, nervozizmi dhe depresioni: Ankthi dhe depresioni janë të dhëna që ju keni një çekuilibër hormonal, nivel të lartë toksinash dhe stres, që ka shumë mundësi të shkaktohen nga ushqyerja e keqe.
  1. Pagjumësia: Një gjumë i keq nis ciklin e stresit fizik e mendor duke çuar në rritjen e nivelit të kortizolit, i cili ndikon drejtpërdrejt në çrregullimin hormonal.
  1. Djersitje: Kjo ndodh në çdo moment dhe pa bërë asgjë.
  1. Problemet e tretjes: Gazra, fryrje dhe tretje e ngadaltë janë probleme të zakonshme hormonale. Kur nuk keni tretje optimale, trupi juaj është i uritur për shkak të nxjerrjes së dobët të lëndëve ushqyese.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al