14 Mars, 2022

“Po ta dinim se si ishte dashuria…”/Donald Veshaj habit me ‘deklaratën’ e tij, por me cilën nga vajzat e kishte këtë radhë?!


Romeo Veshaj dhe Donaldi padyshim janë kthyer në një nga dyshet më të komentuara të momentit, që pas daljes të këtij të fundit nga “Big Brother Vip”.Të dy ata shihen në shoqërinë e këngëtarit Elgit Doda teksa performojnë në skena të ndryshme të koncerteve në vendin tonë si dhe në Kosovë.

Duke qenë se Donaldi ishte protagonist kryesor në klipin e këngës “Toxit Love’ ai shpesh ngjitet në skenë për ta kënduar së bashku me Elgitin duke mbledhur qindra fansa rreth vetes.

Gjatë kësaj fundjave ai ka performuar në një club të Prishtinës së bashku me Egitin, ku teksa po dëgjohej ritmi i këngës “Toxic Love’ aktori ka shprehur disa fjalë drejtuar dashurisë.

“Unë mendoj se ta dinim se si ishte dashuria, askush nga ne nuk do të binte në dashuri”, tha Donaldi drejtuar të rinjve që ndodheshin në club.

Ju rikujtojmë se tekëndëshi ‘Bora-Donald-Beatrix’ ende po komentohet në mediat rozë, pasi pas daljes nga shtëpia ai shkëputi marrëdhënien e dashurisë së krijuar me beatrixën, ndërsa në profilin zyrtar ende janë disa nga videot me Borën, surprizë kjo e realizuar në “BBV’.

Aktori ende nuk është prononcuar në mediat rozë për të dhënë intervistë, vec të rejave që i publikon në profilin e tij zyrtar të Instagramit.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al