23 Janar, 2021

“Po të isha e virgjër, do ishin më të gëzuar!”- Einxhel Shkira flet për mesazhet ofenduese që merr në rrjete sociale


Einxhel Shkira ka treguar se çdo ditë merr mesazhe ofenduese dhe bullizohet në rrjete sociale nga persona të ndryshëm, edhe pse nuk e njohin personalisht.

einxhel shkira (7)

Moderatorja ka folur për këtë në “Shqipëria Live”, ku shtoi se nuk ka ditë që nuk merr mesazhe të tilla, të cilave nuk u kushton aspak rëndësi.

einxhel shkira (6)

Nuk e mbaj mend që kur nuk jam sharë. Është një faturë e njerëzve që kanë vendosur të jenë të drejtpërdrejtë. Po të isha e virgjër, besoj se do të ishin shumë të gëzuar njerëzit”,- tha Shkira.

einxhel shkira (5)

Ndër  të tjera, ajo zbuloi edhe se si reagon në të tilla momente, kur preken edhe familjarët e saj.

einxhel shkira (3)

Marr dhe mesazhin e postoj në rrjetet e mia sociale që ndjekësit e mi ta bullizojnë. Më pas ata vendosen në pozitën time. Më kërkojnë edhe falje.

einxhel shkira (2)

Moderatorja u shpreh se mendon se “këta njerëz zgjohen çdo ditë me qëllimin për t’i prishur ditën tjetrit dhe nuk e kupton arsyen pse e urrejnë kaq shumë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al