3 Tetor, 2017

Po ti a e ke tradhtuar gruan? Elvis Naçi i ‘mbyll gojën’ të gjithëve me përgjigjen e tij


Ditët e fundit, Elvis Naçi ka qenë në qendër të vëmendjes pas deklaratës së tij mbi tradhtinë bashkëshortore, deklaratë të cilën shumë e kritikuan e të tjerë e mbështetën mendimin e tij.

I ftuar sot në “Pasdite në Top Channel”, imami sqaroi që fjalët e tij janë kuptuar gabim pasi nuk duhet vetëm gratë të zbukurohen, por “unë e kam thënë për të dy”, u shpreh Elvis Naçi.

“Pastërtia, bukuria vlen dhe për mashkullin dhe për femrën. Tradhtia është një nga mëkatet më të mëdha. Mos lejoni që marrëdhenia të shkojë drejt tradhtisë. E kam thënë për të dy. Ne s’kemi studime kush tradhton më shumë unë mendoj se s’ka dallim. Tradhtojnë të dy”, tha imami.

Në fund moderatorja Jonida Shehu i bëri Elvisit pyetjen që do kishin dashur të gjithë t’ja bënin: “A e ke tradhtuar ndonjëherë gruan?”

“Nëse është pyetja për tradhti, jo. Por sipas fesë islame, mëkat është vetëm ajo që bën dhe jo ajo që mendon. Dy gjëra e mbajnë afatgjatë një martesë: çift i hapur. Sepse kështu kuptojnë më shumë njëri-tjetrin”, tha imami.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al