21 Shkurt, 2024

“Po vdisja për këtë ditë”/ Nuk përshëndeti asnjë banor, Graciano takon këtë person të rëndësishëm pas daljes nga “BBV”


Graciano Tagani mbrëmjen e djeshme u eleminua nga shtëpia e “Big Brother VIP”, pas një nominimi të fortë me pesë nga konkurrentët e kësaj shtëpie.

Ai u largua nga shtëpia pa ia dhënë dorën asnjërit prej banorëve, teksa ua bëri me dorë dhe i puthi banorët nga larg.

Person i parë që Graciano ka takuar pas daljes nga spektakli ka qenë partnerja e tij Argjira Spanca, e cila ka postuar në Instagram një video të përqafuar me balerinin ndërsa ai e puthte atë në kokë.

“Po vdisja për këtë ditë”– ka shkruar ajo krahas fotos.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al