9 Dhjetor, 2017

Poezia e Rita Petros për inçestin/ Reagon tenori i njohur: Janë shenjat e shëmbjes së botës


Tenori i njohur Agim Hushi i cili u largua disa kohë më parë përfundimisht nga Shqipëria drejt Australisë, duke thënë se si arsye e kësaj ‘’lamtumire’’ ishte fakti se Atdheu e kishte zhgënjyer. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ai ka reaguar lidhur edhe me diskutimin e fundit ku është përfshirë poetja Rita Petro referuar poezisë së saj ‘’Mallkimi i parë’’ ku flet për motrën që fton me mendjen e saj në incest të vëllain. Ai është shprehur se pavarësisht kush i ka shkruar ato vargje janë shenjat e shëmbjes së botës për të cilat flasin librat e shenjtë.

 

 

Statusi në Facebook

Nuk e di cfare cmimi do ti japi ministrja e Kultures, apo vete Kryeministri yne kesaj poezie!

Ska rendesi emri i autorit te saje per mua!

Mund te them vetem se keto vargje jane si ato shenjat e shembjes se botes per te cilat flasin te gjithe librat e shenjte!

Sa poshte paskemi rene si qyteterim!

Sa te varfer ne shpirte, ndjenja, arritje, sa shoqeri te deshperuar, qe perfaqesokemi!

As kanibalet qe ne primitivitetin e tyre kane ngrene mishin e njeri tjetrit skane provuar ndjesi te tilla biopatologjike!

Mos thoni se po ju tradhetoj miqt e mije nese ju them se me dhemb gjuha ime qe po perdoret kaq keq dhe me duhet ta flas dhe une!

Ne shenje zie per keto germa te vrara te shqipes do hesht dhe sdo te shkruaj nje dite!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al