6 Dhjetor, 2017

Poezia e Ritës për inçest mes vëllait dhe motrës, shpërthen politikani: A ka mbetur ndonjë pik nderi në këtë vend…


Rita Petro ka shkaktuar reagime të forta me një poezi , pjesë e vëllimit ’’Vrima’’ , e cila duket se është bërë virale ditët e fundit duke u përhapur në rrjetet sociale.

Poezia që mban titullin “Mallkimi i parë” flet mes rreshtash me fjalë erotike për fantazinë e motrës e cila fton në incest të vëllain.

Pas reagimit të ashpër të moderatorit Denis Dyrnjaja i cili e cilësonte këtë poezi të neveritshme, ka shpërthyer edhe Kreshnik Osmani, kreu i Partisë Shqiptare Atdheu i cili e ofendon rëndë poeten.

Statusi :

“Terrorizem seksual!

A ka shtet dhe a ka ligj ne kete vend?!

Ekspertja e vrimes Rita Petro, e dekoruar prej ministres Kumbaro per shije te larta seksuale, me rastin e vrimes, shkruan poezi dhe i fton njerezit per inçest mes vellait dhe motres dhe askush nuk reagon pervveç nje gazetari dhe ndonje ze tek tuk ne shkretetire. A ka njerez ne kete vend?! A ka burra?! A ka gra?! A kane femije keta?! A keni djem, vajza?! A ka mbetur ndonje pike nder ne kete vend?! Nuk reagon askush, sepse kane frike se duken te dale mode dhe fanatike.

U prishet puna sigurisht dhe u kercenohet karriera, ndaj bejne moral me fjale te pergjithshme.

Te dalte vrima ne balle, moj bundërr, ty dhe atyre qe te perkrahin!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al