9 Dhjetor, 2017

Poezia që fton motrën e vëllain në inçest/ Përgjigjet Rita Petro: Unë s’kam vëlla, por…


Poezia ‘’Mallkimi i parë’’ e Rita Petros, pjesë e vëllimit të saj ‘’Vrima’’, e cila ftonte në akt incesti motrën dhe vëllain bëri bujë të madhe në rrjetet sociale dhe nuk munguan komentet e personazheve të njohur që e ‘’kryqëzuan’’.  E ftuar mbrëmjen e sotme në ‘’Zonë e lirë’’ autorja e librit është shprehur: ‘’Libri im ka marr shumë vlerësime, në fushën e artit dhe është përkthyer në disa gjuhë’’. – u shpreh Rita Petro . Kur moderatori Çani e ka pyetur nëse ajo e ka përjetuar këtë në jetën reale, Rita është shprehur:

‘’Duket si pyetje vulgare, por shumë e bukur se është në vazhdën e mënyrës sesi u manipulua me turmën, këtu harrohet që autori ka personazhet e veta. Unë nuk pata bërë ndonjë shkrim deklarativ që vëllai duhet të bëjë seks me motrën. Unë nuk kam vëlla, por edhe sikur ta kisha do ta kisha shkruar këtë poezi.‘’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al