Një karabinier është duke u hetuar në Ravena pasi kishte çuar në kazermë gjatë natës dy femra e me njërën prej tyre kishte kryer marrëdhenie seksuale gjatë orarit të punës.
Kjo ka ndodhur që në 11 janar dhe karabinieri është pushuar nga puna ndërkohë, raporton Resto del Carlino, por sot bëhet me dije përfundimi i hetimeve që u kryen nga Pm Cristina D’Aniello.
Gruaja, të cilën karabinieri e kishte takuar në një bar atë natë, e kishte denoncuar karabinierin për dhunë seksuale, një hipotezë kjo që është hedhur poshtë gjatë hetimeve edhe dhe deklaratat e vajzës tjetër që i shoqëronte.
Ajo ka thënë se marrëdhënia seksuale mes tyre ka qenë konsensuale.
I dyshuari, 48 vjeç, kishte shkuar në kazermë gjatë mesnatës dhe kishte thënë se ishte urgjente që t’i merrte nje dëshmi grave, raportojnë mediat italiane.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al