30 Nëntor, 2017

Politikani australian i martuar me shqiptaren, befason mediat me deklaratën e fundit


Jonathon Duniam është një figurë e njohur politike në Australi, anëtarë i Partisë Liberale të Senatit Australian që përfaqëson shtetin e Tasmanisë.

Por çfarë e lidh 34-vjeçarin me Shqipërinë?!

Në një intervistë për “The Advocate” ai ka folur gjatë për jetën dhe familjen e tij, duke treguar me krenari se bashkëshortja e tij ishte një vajzë shqiptare dhe se sot ata kanë tre djem të bashku.

Gjatë tregimit të historisë së jetës së tij, ai ka rrëfyer se para disa vitesh u njoh me Anisën në universitet duke shtuar se pikërisht lidhja e dashurisë me vajzën shqiptare demonstroi më së miri vlerat e vërteta të demokracisë.r0_0_1242_817_w1200_h678_fmax

Anisa Palushi emigroi me familjen e saj drejt Australisë shumë vite më parë, në përpjekje për t’u shkëputur nga diktatura komuniste. Babai i saj, Zekri, i cili ishte një mjek në Shqipëri, u ritrajtua edhe një herë në këtë shtet duke fituar më pas të drejtën për të ushtruar profesionin.

“Ai ishte i përfshirë në politikë duke qenë avokat i demokracisë dhe ishte këshilltar i lartë i kryeministrit shqiptar”, shprehet ndër të tjera Jonathon për vjehrrin e tij.

 Zekri dhe bashkëshortja e tij Tina Palushi me Jonathon
Zekri dhe bashkëshortja e tij Tina Palushi me Jonathon

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al