Këngëtarja e njohur, Billie Eilish, ka bërë një rrëfim tronditës gjatë “The Howard Stern Show”, ku ka folur sesi filmat pornografik i kanë shkatërruar trurin. Ajo tregoi se ka qenë 11 vjeç kur ka nisur të shikoj pornografi dhe kështu nisi varësia ndaj tyre.
“Unë mendoj se pornografia është turp. Të jem e sinqertë dikur shikoja shumë filma porno. Fillova të shikoja kur isha 11 vjeç” tregoi këngëtarja gjatë intervistës.
“Mendoj se me të vërtetë më shkatërroi trurin dhe ndihem jashtëzakonisht e shkatërruar që u ekspozova kaq shumë ndaj pornografisë. Arriti në një pikë ku nuk mund të shikoja asgjë tjetër nëse nuk kishte përmbajtje dhune”-shtoi ajo duke treguar se kjo gjë ka bërë që ajo të vuajë nga makthet dhe paralizat e gjumit.
“Herët e para kur kam kryer marrëdhënie, nuk i thoja jo gjërave që nuk ishin të mira sepse mendoja se këto gjëra ishin ato që supozoheshin të më tërhiqnin”-tha ajo.
Eilish, e cila e filloi karrierën e saj duke veshur rroba të gjera për të mos lejuar që njerëzit të komentonin për trupin e saj, u bë personi me moshën më të re në histori që fitoi të katër çmimet më të mira “Grammy”, në të njëjtin vit kur mori në shtëpi çmimet për “Artistin e ri”, albumin, rekordin dhe “Kënga e vitit” në 2020 në moshën 18 vjeçare.
Në të njëjtën intervistë me Stern, Eilish zbuloi se ajo kishte Covid-19 në gusht dhe nuk kishte qenë mirë për dy muaj me radhë. Ajo tregoi se ishte e sigurt se “do të kishte vdekur” nëse nuk do të ishte vaksinuar.
“Dua të jetë e qartë se për shkak të vaksinës jam mirë. Mendoj se po të mos isha vaksinuar, do të kisha vdekur, sepse ishte shumë keq”– tha ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al