17 Mars, 2018

Pornostarja zbuloi lidhjen me Trump/ Presidenti amerikan kërkon 20 mln dollarë dëmshpërblim nga aktorja e filmave për të rritur


Përfaqësuesi i presidentit amerikan Donald Trump, Michael Cohen është shprehur se pornostarja Stormy Daniels duhet që të paguajë 20 milionë dollarë dëmshpërblim.

Cohen ka treguar se arsyeja është se ajo nuk ka zbatuar marrëveshjen për të heshtur. Daniels u pagua me 130 mijë dollarë për të mos folur për një aferë që kishte pasur me Donald Trump gjatë vitit 2016, edhe pse ky i fundit ishte i martuar me Melanie.

Ndërkohë avokati i gruas, Michael Avenatti ka thënë për median amerikane CNN se aktorja e filmave për të rritur është kërcënuar fizikisht dhe u paralajmërua që të heshte mbi këtë marrëdhënie.

Pavarësisht padisë, Daniels thotë se nuk ka firmosur asnjë deklaratë me Trump, për të heshtur për aferën e tyre.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al