4 Maj, 2022

Portia de Rossi tregon se si i rrëfeu gjyshes që ishte në lidhje me Ellen DeGeneres: Më tha se është grua e neveritshme


Portia de Rossi dhe Ellen DeGeneres kanë folur për lidhjen e tyre duke zbardhur detaje nga marrëdhënia 17-vjeçare që ka pasur ulje-ngritjet e tyre.

Gjatë një episodi të “The Ellen DeGeneres Show”, Portia ndau me shikuesit historinë se si i tregoi gjyshes së saj 99-vjeçare se ishte e dashuruar me Ellen.

Gjyshja ime ishte gjithçka për mua. Ne kemi lindur në të njëjtën ditë dhe ajo ishte tepër e veçantë për mua. Dhe ajo ishte një fanse e madhe e Ellen, e donte sitcom-in e saj, nuk humbiste asnjë episod, deri në episodin ku ajo foli hapur për seksualitetin e saj.”

Sipas Portia-s, duke parë reagimin e gjyshes ndaj lajmeve të Ellen-it, ajo kishte frikë, sepse ajo e dinte tashmë për preferencat e saj.

E dija që isha homoseksuale dhe e doja gjyshen time. Në momentin që Ellen u shfaq, ajo refuzoi të shikonte shfaqjen. Në fakt, nëse do të niste një reklamë për shfaqjen e saj, ajo ndryshonte kanalin dhe thoshte: “Ajo grua e neveritshme”. Pra, kjo nuk ishte një shenjë e mirë për mua,” rrëfeu de Rossi.

Pasi u shpërngulën nga Australia në Los Angeles, Portia dhe Ellen filluan lidhjen e tyre, por gjyshja e saj nuk e kishte idenë.

U ktheva në shtëpi për të parë familjen time në Australi dhe u ula pranë karriges së Gran-it te këmbët e saj dhe ajo më tha: “A po takohesh me dikë të veçantë?” Nëna ime supozohej t’i kishte thënë Gran-it që isha me Ellen, ajo e dinte që ne jetonim së bashku. I thashë, “Gran, unë jam me Ellen” dhe ajo tha, “Ellen? Kush është Elena?” Dhe unë i thashë, “Ti e dije që unë jetoja me Ellen”, dhe ajo tha: “Po, dhe gjatë gjithë kësaj kohe isha e shqetësuar se ajo lezbike po gjuante mbesën time.” Pasi gjyshja u qetësua dhe kuptoi se çfarë po ndodhte, ajo thjesht më shikoi dhe më tha: “Epo, unë të dua njësoj”, shtoi Portia.

Ishte një gjë e bukur, për dikë në atë moshë, të kishte ndjenja kaq të forta, dhe më pas thjesht të thoshte – mirë, ‘Të dua njësoj’,” i tha Ellen audiencës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al