Një postim i bërë në Instagram e vendosi motrën e modeles së njohur Emina Çunmulajt, Pepin në qendër të vëmendjes. Ajo postoi një foto ku shihej duke puthur foton e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç pasi ai fitoi mandatin e tretë.
Krah fotos ajo shkroi: “E ardhmja është e ndritur”. Kjo nxiti reagime të forta në rrjetete sociale dhe shumë njerëz iu kthyen asaj kundër duke e kritikuar për veprimin.
Pas bujës së madhe, ajo ka kërkuar falje. Përmes një postimi në Instagram, ajo thotë se postimi ka qenë në fakt një ironi dhe se asnjëherë nuk ka pasur për qëllim për të idealizuar figurën e tij.
“Më lejoni që të sqaroj postimin tim të fundit i cili është keqinterpretuar dhe publikuar nëpër media që pa të drejtë kundërshtojnë motrën time Emina Cunmulaj e cila ka bërë aq shumë dhe vazhdon të kontribuojë me shpirt për shqiptarët.
Unë kam bërë postimin me ironi ndonëse jetoj në një vend ku sarkazma ka konotacion tjetër, unë kam menduar se sarkazma ime do të kuptohet drejtë pa e menduar se mund të keqinterpretohet. Unë vij nga një familje patriotike dhe në asnjë moment nuk kam menduar të idealizoj një kriminel siç është Vuçiç.” shkruan mes të tjerash Pepi.
Pepi jeton prej kohësh në Beograd, ku është e angazhuar në firmën e saj të konsulencave biznesore.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al