19 Mars, 2021

“Praktikë mizore”- U shfaq me një qen me veshë të prerë në videoklipin e këngës së re, Rita Ora kritikohet ashpër


Rita Ora është kritikuar ashpër për përfshirjen e një qeni me veshë të prerë në videoklipin e këngës së saj të re.

rita ora (6)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore publikoi një mini-film të xhiruar në Bullgari për “EP Bang Bang”, shkruan “The Sun”.

rita ora (4)

Në të shihet një qen i tipit pitbull me veshë të prerë, teksa Rita shëtit me të.

Një koalicion i organeve drejtuese veterinare dhe organizatave bamirëse të mirëqenies së kafshëve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ka nisur një peticion nëpërmjet të cilit i bën thirrja Qeverisë të mbyllë të gjitha boshllëqet ligjore që lejojnë vazhdimin e praktikës mizore të prerjes së veshëve.

rita ora (3)

Bashkëdrejtori i grupit “Focus on Animal Low”, Jordan Shelley tha: “U zhgënjeva kur pashë një qen me veshë të prerë në videon e Rita Orës, pasi përdorimi i qenve të gjymtuar në media po luan një rol të madh në normalizimin e prerjes së veshëve dhe rritjen e numrit të tyre që janë në pronësi të një individi.

rita ora (5)

Krahas thirrjes tonë për Qeverinë për të ndaluar importimin e qenve të prerë, ne i bëjmë thirrje të gjithëve me një platformë dhe me mediave që të mos ndajnë më asnjë imazh të qenve të prerë, me përjashtim kur kjo bëhet me qëllim ristrehimi, në mënyrë që të ndalojmë normalizimin e kësaj procedure të panevojshme të dhimbshme”.

rita ora (8)

Më pas, ai shtoi:

Qentë i duan njerëzit pavarësisht nga mënyra se si dukemi, do të bënim mirë që të tregojmë të njëjtën mirësi me ta.

rita ora (2)

Veshët e qenve janë për një qëllim dhe ata duhet t’i përdorin si antena për t’u drejtuar. Prerja e veshit është një gjymtim i dhimbshëm që përdoret më së shpeshti nga luftëtarët e qenve për të parandaluar që një kundërshtar të kapë veshët.

rita ora (2)

Kjo përfshin prerjen e shumicës së veshit, jashtëzakonisht të ndjeshme të qenit dhe ngjitjen e mbetjeve në një formë të panatyrshme, “djallëzore” për arsye estetike.

rita ora (1)

Qentë “flasin” me shokët e tyre njerëzorë dhe me qentë e tjerë duke përdorur veshët e tyre, kështu që prerja e tyre jo vetëm që është traumatike, por gjithashtu u heq atyre forma jetësore të shprehjes, komunikimit dhe ekuilibrit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al