8 Prill, 2022

Pranoi publikisht lidhjen pak kohë më parë, Anxhela Peristeri drejt martesës?


Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri konfirmoi një muaj më parë lidhjen shumëvjeçare të dashurisë me partnerin e saj.

Me sa duket këngëtarja, e cila lajmëroi përmes rrjeteve sociale se aktualisht ndodhet në Amerikë, ka gjetur njeriun e zemrës dhe ka vendosur t’i japë fund beqarisë. Burime për emisonin “Prive”, kanë konfirmuar se Anxhela Peristeri do të kurorëzojë dashurinë e saj në martesë në Las Vegas.

Anxhela Peristeri foli si rrallë herë për jetën e saj private në një intervistë të dhënë disa kohë më parë. Ajo nuk dha shumë detaje por pranoi se po shijon një romancë të bukur dashurie dhe partneri i saj nuk është figurë publike.

Këngëtarja tha se në shumë raste e ka ‘gënjyer’ publikun kur ka qenë e ftuar apo e pyetur për këtë temë, sepse ka dashur që ta ruajë për vete lidhjen e dashurisë: “Kam shumë vite që jam në një lidhje…” – tha ajo duke konfirmuar edhe një herë praninë e unazës së dashurisë që mban prej disa vitesh në gisht.

Po kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën Anxhelës?

Këngëtarja tha se partneri i saj nuk është pjesë e shoëbiz-it dhe për momentin nuk ka plane për një ceremoni zyrtare, por kur kjo të ndodhë, do të merret vesh.

“Është një gjë krejt private e imja dhe nuk ka të bëjë më muzikën time. Nuk kam dashur dhe nuk dua të flas shumë për këtë pjesë” – tha këngëtarja duke dashur ta mbyllë këtë temë, për të cilën është ngacmuar gjithmonë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al