Oprah Winfrey ka një vështrim unik mbi martesën. Në një ese të publikuar të mërkurën, ylli i medias zbuloi se ekziston një arsye e mirë se pse ajo dhe partneri i saj prej shumë vitesh, Stedman Graham nuk do martohen kurrë.
“E kuptova që nuk doja të martohesha,”- tha ajo pasi pranoi propozimin e Graham në vitin 1993.
Ndërsa më pas shtoi: “Doja vetëm të disa se ai mendonte se isha e denjë për të qenë bashkëshortja e tij, por nuk dëshiroja sakrificat, kompromiset dhe angazhimet e përditshme që kërkohen kur je e martuar.”
65-vjeçarja dhe partneri i saj janë në një lidhje që nga viti 1983.
“Ai dhe unë arritëm në një konkluzion të përbashkët se nëse do martoheshin, nuk do të ishim bashkë,”- tha ajo, duke shpjeguar se të dy janë të vetëdijshëm se puna është përparësia e saj.
Winfrey tha se marrëdhënia mes tyre ka funksionuar për dekada sepse Graham ka një identitet tjetër përveçse të qenit burri i Oprah dhe të dy kënaqen duke parë njëri-tjetrin të përmbushen.
“Kushdo që e takon është i mahnitur se sa zotëri i vërtetë është ai,”- shtoi ajo. “Është pozitiv. Dëshiron më të mirën për mua dhe të gjithë që ai njeh. Asnjëherë nuk mallkon dhe nuk e kam dëgjuar të bëjë thashetheme apo të thotë diçka negative për dikë.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al