28 Prill, 2021

Prej disa vitesh të divorcuar, por Rudina Dembacaj nuk harron të urojë publikisht ish-bashkëshortin e saj në ditën e tij të lindjes


Rudina Dembacaj është komentuar shumë për raportet që ka ruajtur me ish-bashkëshortin e saj, Aleksandër Varfaj.

rudina dembacaj (2)

Dyshja janë prindër të një vajze, Viktorias, për të cilën takohen shpesh për të kaluar kohë të tre bashkë.

rudina dembacaj, aleks varfaj (1)

Ditën e sotme, Aleksandri feston ditëlindjen dhe me këtë rast aktorja e humorit e ka uruar publikisht.

rudina dembacaj (2t)

Rudina publikoi në Instastory një foto të Varfajt me vajzën e tyre në krahë dhe mbi të shkroi: “Gëzuar ditëlindjen babo”.

rudina dembacaj (11)

Moderatorja publikon shpesh imazhe dhe video me Aleksin dhe vajzën e tyre, të realizuara gjatë kohës që takohen për vajzën.

rudina dembacaj, aleks varfaj (5)

Pas divorcit, Rudina u martua me Mark Frrokun më 1 janar të këtij viti, duke u celebruar në Bashkinë e Tiranës.

rudina dembacaj mark frroku (8)

Dembacaj i është përgjigjur gjithmonë pyetjeve pikante të ndjekësve, përfshirë edhe ato për marrëdhëniet seksuale.

rudina dembacaj (8)

Aktorja është shprehur pak muaj më parë se me Markun nuk bën seks, por dashuri dhe se ndihet shumë e lumtur me jetën e saj.

rudina dembacaj (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al