13 Prill, 2021

Prej katër vitesh në SHBA, Vedat Ademi publikon projektin e ri muzikor dhe zbulon se kur do të rikthehet në Shqipëri


Pas një mungese të gjatë në tregun muzikor shqiptar, Vedat Ademi është rikthyer me një këngë të re për adhuruesit e tij.

vedat ademi (2)

Në një lidhje me “Skype” në emisionin “Rudina”, Vedati tregoi se, ndonëse ka munguar prej 4-vjetësh, pasi jeton në Amerikë, nuk i ka munguar tregut muzikor. Së fundmi, ai ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Kënga jonë”.

vedat ademi (8)

Këngëtari tregoi se u largua nga Shqipëria së bashku me familjen e tij për të ruajtur “Green Card” dhe për të marrë pasaportën.

vedat ademi (4)

Dëshira e tyre është që të rikthehen në Shqipëri dhe pasi të marrin pasaportat, mund të vijnë të jetojnë sërish këtu.

vedat ademi (5)

Vendimi ishte familjar, normalisht. Unë kam që në 2010 që shkoj e vij në Amerikë, për shumë vite u bë si sakrificë që ne vinim me valixhe e ktheheshim për të ruajtur ‘Green Card’. Edhe me fëmijët bëhet më e vështirë pastaj, udhëtimi i gjatë.

vedat ademi (3)

Menduam të vinim të provonim edhe mundësitë tona këtej, sigurisht edhe për t’u pajisur me pasaportë. Pishman nuk jam bërë, sepse njeriu sfidon gjithmonë veten me gjëra të reja edhe besoj se gjithçka në jetë na shërben si eksperiencë.

vedat ademi (9)

Kemi qenë mirë, kemi gjetur shoqëri të mirë, bashkëshortja ka pasur mundësinë të ushtrojë profesionin e vet me punë dhe pozita shumë të mira nëpër kompani dhe korporata më të mëdha në Amerikë.

vedat ademi (1)

Por jemi prapë me idenë për t’u kthyer, duke qenë se investimi ndër vite është bërë për muzikën. Neve na mungon familja, shoqëria, kështu që nuk është jashtë mundësisë të kthehemi pasi të pajisemi me pasaporta“,- u shpreh artisti.

vedat ademi (7)

Ndonëse fëmijët e tij kanë filluar jetën në SHBA, ata mund të përshtaten në Shqipëri, pasi, sipas këngëtarit, djali i madh ka shprehur dëshirën herë pas here për t’u kthyer.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al