Homoseksuali James Lee Williams, i njohur gjithashtu si “drag queen The Vivienne”, ndërroi jetë së fundmi në moshën 32-vjeçare.
Ai ishte fituesi i parë i RuPaul’s Drag Race UK dhe gjithashtu mori pjesë në sezonin e 7-të të RuPaul’s Drag Race All Stars.
Publicisti dhe menaxheri i tij Simon Jones ndau lajmin tragjik me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar: “Me pikëllim të pamasë ju informojmë se i dashuri ynë James Lee williams – The Vivienne, ndërroi jetë këtë fundjavë”.
Një shkak zyrtar i vdekjes për Vivienne nuk është bërë i ditur teksa dhe një zëdhënës tha në një deklaratë se asnjë informacion shtesë nuk do të jepet në këtë moment.
Nuk dihet nëse Vivienne ishte i sëmur kur vdiq por vlen të përmendet fakti se disa kohë më parë ai kishte rrëfyer luftën e tij për varësinë nga droga.
“Kur njerëzit thonë, ‘Duhet të arrish fundin për të ecur përpara’, tingëllon kaq budallaqe, por është e vërteta” ka thënë Vivienne asaj kohe për publikun.
Ndër të tjera ai pati shpjeguar se kishte marrë shërbimin e nevojshëm në një qendër rehabilitimi dhe që atëherë ishte shëruar.
Williams u martua me partnerin David Ludford në 2019 dhe në prill 2023, çifti njoftoi ndarjen e tyre. Davidi i bëri një dedikim emocionues yllit pas vdekjes së tij.
“Zemra ime u thye copash kur mora telefonatën. Asnjëherë nuk mendoja se do të shkruaja diçka të tillë për James Lee Ëilliams. Ky burrë ka ndryshuar jetën time kaq shumë që nga dita kur u takuam për herë të parë në gusht 2017 në Gran Canaria! Që në fillim e dinim se do të ishim bashkë për një kohë të gjatë!
Më bëri të ndihem i dashuruar dhe më tregoi se si është vërtet të duash dikë. Kaluam dhe bëmë kaq shumë gjëra bashkë, ishte si një vorbull dhe nuk do ta ndërroja kohën që kaluam së bashku me asgjë në botë! Ne ishim bashkë për 6 vjet dhe e donim shumë njëri-tjetrin.
Jam shumë i lumtur që mund të them se jo vetëm që të takova, por ishim bashkë, ishim burrë e grua dhe ti ishe pjesa më çmuar e jetës sime për një kohë kaq të gjatë. 6 vjet është një kohë kaq e gjatë për të kaluar 24 orë në ditë së bashku. Do të kesh gjithmonë një vend në zemrën time. Do të më mungosh më shumë se sa njerëzit do ta dinë ndonjëherë. Pusho, engjëlli im.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al