Ata janë përfolur shumë herë se janë duke jetuar një krizë në raportin e tyre të dashurisë edhe pse në deklaratat apo intervistat publike e kanë mohuar këtë gjë.
Moderatorja e ‘Supersport’ Bora Zemani dhe muzikanti Vin Veli janë ndarë. Lajmi konfirmohet për “revistaëho.com” nga të afërm të çiftit të njohur, të cilët kanë marrë vendimin për t’i dhënë fund marrëdhënies së tyre disavjeçare, nga e cila kanë edhe një djalë.
Ata nuk e ndjekin më njeri-tjetrin në rrjetet sociale dhe ky është një tjetër fakt që pohon lajmin e ndarjes, ndërkohë që mësohet se ata i kanë dhënë fund edhe bashkëjetesës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al