14 Qershor, 2022

Prej muajsh në një romancë?/ Aktivistja e njohur i shmanget pyetjeve për raportin e saj me ish-partneren e Elon Musk: Një shqetësim që kam është…


Aktivistja Chelsea Manning iu shmang pyetjeve në lidhje me marrëdhënien e saj me ish të dashurën e Elon Musk, Grimes, duke refuzuar të flasë për jetën e saj personale.

Daily Beast e pyeti aktivisten për romancën e saj me këngëtarin e “Genesis”, dhe si përgjigje Manning theksoi se nuk dëshiron të flasë për asgjë që ka lidhje me jetën e saj private, duke iu shmangur kështu pyetjes specifike.

“Nuk do të flas për jetën time të ‘takimeve.’ Ka pasur shumë spekulime dhe shumë lajme. Nuk e kam ndryshuar këndvështrimin tim për këtë: nuk më pëlqejnë spekulimet për jetën time private”, tha Manning për publikimin.

“Unë preferoj ta mbaj private jetën time private. As unë nuk dua të krijoj precedent. Një shqetësim tjetër që kam është se nuk dua të konfirmoj apo mohoj asgjë në jetën time private, sepse nuk dua ta bëj të duket sikur jam e hapur ndaj njerëzve që gërmojnë në jetën time personale, reale apo imagjinare.”- shtoi ajo duke mos e pohuar dhe as mohuar lidhjen me ish-partneren e Elon Musk.

Page Six publikoi lajmin se Manning po nis një romancë me Grimes, ish-partneren e Musk .

“Ata po bëhen serioze. Ata kanë jetuar së bashku në Austin”, tha një burim i brendshëm në mars për natyrën e marrëdhënies së tyre. (KLIKO)

Grimes dhe Chelsea Manning janë parë që të kenë shkëmbyer mesazhe dhe komenete në rrjetin e tyre social në Tëitter. Ish-ushtarja amerikane, nga ana e saj, bëri bujë në fillim të viteve 2010 për zbulimin e qindra mijëra dokumenteve në WikiLeaks. Ajo u dënua me 35 vjet burg pasi u shpall fajtore për 20 krime, duke përfshirë gjashtë shkelje të ligjit të spiunazhit.

As Grimes dhe as Manning nuk e kanë konfirmuar publikisht lidhjen, por në kohën kur u pulikua lajmi se dyshja janë në një romancë, 50-vjeçari Musk filloi të postonte meme në dukje transfobike. Daily Beast spekuloi se ata ishin të drejtuar në lidhjen e çiftit, pasi Manning është një grua transgjinore.

“Përgjigja ime ishte një meme . E vetmja gjë që do të them është: ai në atë kohë dukej definitivisht transfobik, dhe duke lënë mënjanë thashethemet apo spekulimet, kjo është jashtë kufijve,” tha Manning për gazetën. “Unë do t’i përgjigjem. Çdo transfobi në një mjedis transfobik nuk është në rregull.”- përfundoi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al