16 Shkurt, 2023

Pretendoi se ishte përdhunuar nga Cristiano Ronaldo, avokati i paditëses i paguan shumën marramendëse futbollistit


Avokati i paditëses Kathryn Mayorga është urdhëruar t’i paguajë Cristiano Ronaldos 334,637.50 dollarë (275 mijë £) për të rimbursuar tarifat ligjore që futbollisti pagoi ndërsa mbrohej në një proces gjyqësor pasi Mayorga e akuzoi atë për përdhunim.

Mayorga, e cila hoqi dorë nga e drejta e saj për anonimitet, kishte pretenduar se Ronaldo e përdhunoi atë në vitin 2009 në një hotel në Las Vegas, por Ronaldo i mohoi kategorikisht akuzat. Dyshja arritën marrëveshje në vitin 2010, megjithatë tetë vjet më vonë ajo ngriti padinë civile pasi Football Leaks ekspozoi detaje të komunikimit midis avokatëve të Ronaldos.

Por padia u hodh poshtë në qershor të vitit të kaluar kur gjyqtarja e qarkut amerikan Jennifer Dorsey vendosi se avokati i Mayorga, Leslie Mark Stovall, ishte mbështetur në të dhënat e zbuluara dhe të vjedhura nga Football Leaks. Nga ana tjetër, avokati i Ronaldos, Peter Christiansen, kërkoi që Stovall të mbahej personalisht përgjegjës për 626,000 dollarë në tarifat e avokatit.

Dokumentet gjyqësore të depozituara më 14 shkurt të këtij viti tregojnë se gjyqtari e ka pranuar kërkesën dhe e ka shpërblyer atë vetëm një pjesë të shifrës së lartpërmendur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al